Manchester United e fitoi sonte FA Cup, duke e mposhtur në finale Manchester Cityn me rezultat 2:1.

Karriga e trajnerit Erik ten Hag është duke u lëkundur me shumë raportime nga Anglia se ai do të largohet nga “Djajtë e Kuq”.

E për të gjithë këtë, trajneri holandez ka një përgjigje.

“Dy trofe në dy sezone dhe tri finale. Jo keq! Nëse nuk më duan më, do të shkoj diku tjetër të fitoj trofe. Kjo është ajo çfarë bëj”, tha Ten Hag.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume