MILANO- Kryeministri Edi Rama nga Milano në takimin me shqiptarët në Itali, u shpreh se Shqipëria ka fituar respektin e botës, falë punës dhe përpjekjeve të saj të vazhdueshme.
“Shqipëria ka fituar besimin e botës dhe meriton besimin e çdo shqiptari, si ju, që e dini shumë mirë, që çdo gjë që arrihet me pune, nuk arrihet pa mund, pa sakrifica, pa durim, pa shtrënguar dhembët, dhe kush më mirë se sa ju e di të vërtetën, e cila saç është e thjeshtë aq është e pamundur të kuptohet nga ata që punës nuk ia ka njohur zhgënjimet mundit”, tha ai.