Medai Shaholli

Edhe VLEN si subjektet tjera politike në të kaluarën kanë bërë kurban gjuhën shqipe duke mos e prekur 20% në kushtetutë në bisedimet me komitët.

Kështu, Blerim Sejdiu nga VLEN në Daily Click TV21, “tha se është i bindur se qeveria VMRO-DPMNE-VLEN do t’i realizojë ndryshimet kushtetuese. Sejdiu tha se kjo do të ndodhë pas formimit të qeverisë”.

Pra, vlenistët nuk e kanë përmendur fare heqjen e njollës së zezë nga kushtetuta e cila i refeferohet gjuhës shipe me shifra dhe jo me emër, për këtë fakt ata kanë heshtur për mos t’i lënduar ndjenjat e komitëve në bisedimet për formimin e qeverisë re.

Tashmë është e qartë dhe ghithkush mund ta kuptojë qartë se çfarë ishte ndryshimi për vlenistët dhe çfarë del mbi sipërfaqe.
Tani mund të konstatojmë se vlenistët do të ndërrojnë vetëm vendet në qeverinë e re dhe nuk do të ndryshojnë trajtimi i gjuhës shqipe në kushtetutë, pasi para interesave kombëtare ata shohin interesat klanore të pushtetit. Ata thjesht nuk janë nga ata burra revolucionarë që e bëjnë ndryshimin.

Ata janë një përzierje fraksionesh dhe qylaxhinjësh nga ish integristë dhe pseudonacionalistë, për shkak të babëzitjes së tyre për një çik pushtet janë në gjendje të vrasin dhe babanë e tyre.

“Dita e bukur duket që në mëngjes” thotë një fjalë e urtë, ku mëngjesi për shqiptarët nuk duket me diell por me shi dhe bubullima.
Shqiptarët vuajtën për dy dekada rresht nga shiu integrist ndërsa sot duket se do të vuajnë për katër vitet ardhshme nga breshëri vlenist.

Ja ky duket se ishte kuptimi i ndryshimit nga vlenistët, që do të thotë: Ik ti të vi unë!