Të mërkurën mbrëma u mësua kampioni i ri i Ligës së Evropës.
Skuadra e Atalantas e deklasoi Bayer Leverkusenin në finale me rezultatin 3:0, duke tek trofeu.
E tash, kur ka përfunduar ky edicion i garës, Liga Evropës ka publikuar formacionin e sezonit.
Pjesë e 11-shes më të mirë janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka nga Bayer Leverkuseni, si dhe Berat Gjimshiti nga Atalanta.
Në port është vendosur Svilar i Romës. Në mbrojtje, përpos Gjimshitit janë edhe Tah(Leverkusen) dhe Mancini(Roma).
Së bashku me Xhakan, mesfushën e kompletojnë Koopmeiners(Atalanta), Frimpong(Leverkusen), Ruggeri(Atalanta).
Sulmi përbëhet nga treshja Lookman(Atalanta), Aubameyang(Marseille) dhe Wirtz(Leverkusen).