Në një deklaratë të dhënë gjatë emisionit “Klan Debat” në Klan Makedonia, Skender Rexhep Zejdi nga “Fronti Evropian” ka akuzuar anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për inxhiniering zgjedhor. Zejdi ka theksuar se ka prova të mjaftueshme që do të çojnë në ngritjen e padive penale kundër anëtarëve të KSHZ-së, duke i akuzuar ata për takime të fshehta dhe ndërhyrje në procesin zgjedhor.

Sipas Zejdit, këto veprime kanë tejkaluar çdo kufi të pranueshëm dhe kanë cenuar integritetin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Ai ka bërë thirrje për ndryshime të thella në mënyrën se si funksionon KSHZ, duke u zotuar se “Fronti Evropian” nuk do të lejojë që përkrahësit e tyre të mbeten pa përgjegjësi dhe do të mbajnë përgjegjësi për të gjitha vendvotimet.

“Të gjithë ata antarë politik të KSHZ-së janë me mbështetje politike prandaj ka ndodhur dhe ky inxhijering zgjedhor. Këto çështje duhet të ndryshohen, sepse i ka tejkalu çkdo kufi. I kanë kyc gjykatësit adminitrativ, i kanë takuar personalisht në dhoma veçmas dhe anëtarët e KSHZ-së.
Kemi pasur dyshime, dhe sot ka dëshmi, të cilat do të shkojnë me padi penale, anëtartët e KSHZ-së do të përballen me padi penale.
Ne nuk i lëmë përkrahësit tonë pa përgjegjësi, Fronti Europian është përgjegjës për të gjitha vendvotimet ku ka marrë mbështetje nga qytetarët”, tha Zejdi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume