Një zjarr masiv ka shpërthyer të shtunën mbrëma në një qendër tregtare në Varshavë të Polonisë, duke shkatërruar plotësisht objektin kanë njoftuar autoritete e atjeshme.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Për fat të mirë nuk është lënduar askush nga zjarri, kurse qendra Marywilska 44 me afro 1,400 njësi komerciale përfshirë shumë kioska – ishte në mesin e qendrave më të mëdha tregtare në Varshavë.

“Pothuajse qind për qind është djegur. Zjarri është përhapur dhe do të nevojiten orë për tu lokalizuar”, tha Mariusz Feltynowski, komandant i departamentit të zjarrfikësve në Varshavë.

Ai shtoi se afro 200 zjarrfikës janë angazhuar në fikjen e zjarrit.

Në anën tjetër akoma nuk dihet shkaku që çoi në shpërthimin e këtij zjarri të madh.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com