Urim Salihu
Ka ardhë koha që pamëshirë të fillojë të goditet edhe sporti dhe sidomos futbolli për sa kohë që aty janë “kasapët ” dhe jo profesionistët.Çuditërisht gazetarët e sportit duket se ose janë bërë një me to megjithëse as nuk dua ta besoj se mediat kanë bërë një pakt të heshtur me federatën për të fshehur të vërtetën e trishtë që po ndodhë prej vitesh.Futbolli ka vdekur dhe këtë e dijnë tashmë të gjithë.E di më mirë politika .E dijnë të gjithë ata që janë në një zinxhirë dhe vazhdojnë ta mbajnë të okupuar në shumë mënyra siç mbahen në ozurpim institucionet.Çuditërisht ata që na lodhin në arsim,kulturë , gjykata,gjithandej, i kanë futur thellë rrënjët edhe në futboll dhe përmes lidhjeve të forta edhe fëmijët e tyre dominojnë në këtë sport zemre.Pra edhe këtu depërtuan dhe zaptuan çdo gjë Na lodhën etërit e tyre dhe tani edhe fëmijët e tyre.Kjo duhet ndalur .
Në fakt ky shkrim është sa për nxemje, sepse të vërteta tjera do thuhen në vazhdim.Aty do ta shihni sa thellë i ka futur rrënjët politika dhe sporti.
Tani është koha më e përshtatshme të goditet edhe federata që ka shtrirë tentakulat e veta kudo dhe ka vdekur futbollin .
Unë kam një pjesë të këtij sporti brenda vetes dhe vendit i kam dhënë çdo gjë duke përfaqësuar edhe kombëtaren e vendit dhe si këmbim skam marrë kurrë asgjë.Ato vende i kanë zënë antisportistë të shumtë që kanë lidhje me të fortët dhe këta të fundit diktojnë çdo gjë.
Janë po këto relacione midis tyre dhe të fortëve që ndikojnë edhe në përzgjedhjen nder vite të lojtarëve që duhet të jenë pjesë e Akademisë, por ajo vetëm përzgjedhje nuk mund të jetë kurrë.
Pyetja që u drejtohet atyre që bëjnë listat është: përse kur i keni emrat e atyre që zgjidhni me diktate , thirrni në prova të tjerë që janë superiorë por nuk kanë para dhe ndonjë lidhje me të fortët dhe prandaj eliminohen.?!
Ai që është i varfër me automatizëm është i eliminuar.Ai që nuk ka lidhje të forta , me ata që i përzgjedhin pa kriter dhe ua shuajnë shpresën e futbollit talentëve të rinj, me automatizëm edhe ata eliminohen. Ska rëndësi nëse dijnë të luajnë futboll.
Po të shikosh ndër vite ,ata që kanë qenë pjesë e këtij “filtri” nga një grup joprofesionistësh në përzgjedhje, edhe janë pranuar pranë FFM së, por më pas ata kanë përfunduar rrugëve,sepse kur i dobëti përzgjidhet,ai s’mund të bëhet kurrë futbollist.Kjo sepse futbolli i do futbollistët e vërtetë dhe jo përzgjedhjet me intervenime nga ministra,deputetë,drejtorë etj etj.Po me djalin e atij hallexhiut që di të luajë futboll dhe nuk ka mundësi materiale të kap ëndrrën, çfarë do bëhet?!A kanë mëshirë njerëzore që gjithnjë duhet të zgjidhen fëmijët e të fortëve ose ata që kanë lidhje të forta?!
Në fushë nuk luan injoranca, por talenti.Në fushë nuk fshihesh dot .Në fushë nuk mund të luash nëse ske haber nga futbolli por duke qenë me të fortët edhe mund të luash,ska rëndësi edhe nëse je obez,ose nuk i di elementet e futbollit fare.
Ata që përzgjedhin të rinjtë në mënyrë më klandestine, kanë edhe kontakte tjera me klubet apo individë që u japin emra se kush duhet të jetë pjesë e selektimit.Pra këtu duhet të shihen edhe lidhjet e FFM së me koordinatorët e klubeve.Përzgjedhja duhet të bëhet në fushë e jo në telefon mbi preferencat e dikujt.Përse të tjerët atje i thirrin vetëm formalisht kur lista përfundimtare dihet?!Kjo është një përgjegjësi penale dhe koha e ndëshkimit duhet të vijë sa më parë.
Këtu nuk po zgjidhen të mirët,por eliminohen të mirët.Kjo nuk mund të quhet selektim por ndëshkim i të mirëve.Të gjithë janë në duart e të fortëve, përse përveç prindërve të durojmë tani edhe fëmijët e të fortëve.
Tani punën në dorë do ta marrim ne mediat dhe do ti shkojmë deri në fund kësaj çështjeje që po e skandalizon futbollin dhe vret të ardhmen e këtij sporti.Prandaj në Maqedoninë e Veriut nuk ka as futboll, as reprezentacion dhe as talente.Sepse këta të fundit shuhen me dashje për tu lënë vend të fortëve.
Tani do shohin se futbolli i vërtet është tjetër gjë dhe ata që selektojnë fëmijët, duhet të shkarkohen sepse mjaftë kanë zënë rrënjë prej vitesh atje vetëm për të plotësuar apetitet e të fortëve.