Pas kritikave të vazhdueshme nga ana e analistit politik, Arsim Zekolli ndaj opozitës shqiptare, kanë reaguar këto të fundit.

Ish kandidati i opozitës shqiptare për president, Arben Taravari ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të analistit Zekolli.

Sipas Taravarit, rasti i Arsim Zekollit është rast për psikiatri.

“Unë kam bërë negociata me Ali Ahmetin në nëntor që nuk do të ishte mirë të hyjmë në qeveri e cila nuk është pro-europiane. Nuk ka rëndësi nëse e kemi nënshkruar se jo, lenë ti çka thotë Arsim Zekolli që qenka e deponume në Ambasadën e SHBA-vë, ai është rast për në psikiatri. Ne jemi garancë në këtë qeveri që Maqedonia e Veriut do të mbaj kursin pro-eurpian, ndaj edhe me VMRO-në e kemi biseduar. Në qershor kemi zgjedhje, kemi zgjedhje në BE e në SHBA, edhe në shtator mund të bëhen, me rëndësi është që vendi t’I bën ndryshimet kushtetuese”, tha Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume