Arsimtari i edukatës fizike A.S. në shkollën fillore në Bogovinë ka dhunuar nxënësin e tij autik me një dhunë brutale.
Më datë 08.06.2024 në orën 20.30 pjestarë të policisë nga Departamenti i Policisë Kamnjan, në Bogovinë të Tetovës kanë privuar nga liria personin S.A. (42) pas një raportimi të mëparshme nga personi A.A.(45) i njëjti fshat, se më datë 05.06.2024 në oborrin e shkollës në fshat, kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pasi të dokumentohet rasti kundër tij, do të ndiqet parashtresë përkatëse, thuhet ne kumtesen e MPB./TS