Tymi i zi ka mbuluar pjesët veriore të pellgut të Atikës nga zjarri që shpërtheu në një fabrikë në Kato Kifisi. Erërat jugore e çuan renë e rrezikshme të tymit drejt veriut. Pamjet e regjistruara nga kamerat e Observatorit Kombëtar të Athinës tregon se si janë prekur zonat edhe më larg Kato Kifisia.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në të njëjtën kohë, mjekët pulmonologë paralajmërojnë se si tymi mund të prekë veçanërisht ata që i përkasin grupeve vulnerabël, për këtë arsye edhe nga 112 është dërguar një mesazh për qytetarët duke i ftuar ata të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të mbyllin dyert dhe dritaret dhe duke i paralajmëruar se tymi është drejtuar në zonën e tyre.

Një zjarri i madh ka rënë pas një shpërthimi në një fabrikë në Kato Kifisia mesditën e së mërkurës në Greqi. Sipas raportimeve nga mediat greke zjarr nuk është fikur ende ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë ende punën për fikjen e zjarrit. Për shuarjen e zjarrit po punojnë 45 zjarrfikës me 15 automjete./vizionplus/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com