Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Begaj e përgëzoi Xhaferin për udhëheqjen e zgjedhjeve në parametrat më demokratikë, duke nxjerrë në kohë rezultatet dhe pa kontestime.

Tutje, presidenti shqiptar përmes një postimi në Facebook thotë për kryeministrin shqiptar, se vizioni i tij, dhe përkushtimi i tij tregon sërish se shqiptarët janë një faktor vendimtar në formimin e shtetit në Maqedoninë e Veriut.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume