Deputeti i Vetvendosjes i cili u zgjodh me vota të tetovarëve në koalicionin VLEN, Bekim Qoku thuhet se nesër nuk do të votojë qeverinë e re VMRO-VLEN. Sipas informacioneve jozyratare mosvotimi i qeverisë nga Qoku është se në qeverinë e re është emëruar si ministër kryetar i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni Ivan Stoilkoviq.
Stoilkoviq do të jetë ministër për marrëdhënie mes bashkësive një ministri e cila është drejtuar 20 vite nga shqiptarët dhe që ka të bëjë me Marrëveshjen e Ohrit.
Stoilkoviq gjithasthu është tallur me rastin e Srebrenicës dhe Rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë e quajti “diznejlend nekrofil”
Ivan Stoilkoviq në maj të 2023 ai mori pjesë në Forumin e Sigurisë që u mbajt në Moskë, ku ishin edhe presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe drejtori i Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin.
Ndryshe, ndaj Stoillkoviqit, dy subjekte boshnjake të vendit, Bashkimi Demokratik Boshnjak dhe shoqata Këshillit Nacional Boshnjak kanë ngritur kallëzim penal për mohimin dhe talljen e gjenocidit në Srebrenicë.