Analisti Valon Bela pëmres një statusi ka sulmuar Fatmir Limanin.
Sipas Belës, Limani fjalimin e parë tek Lëvizja BESA e kishte se s’ka ardhur për pozitat e tetovarëve dhe që në Lëvizjen Besa, kishte ardhur me 5.000 vota që kishte fituar si ish kandidat për Kërçovën.
Sipas Belës, të gjithë këto ishin, gënjeshtra.
“Punësimin e parë partia ia bëri mbesës së tij. Sdq, erdhën zgjedhjet, iku nga Kërçova e tij, votat e tij të dikurshme u avulluan, iu vodhi tetovarëve postin e deputetit, tani hop Ministër për Punë dhe Mirëqenie Sociale si historian i dështuar. Krejt kjo me diktat të Mickovskit. Tetovarët e shkretë kot që vrapuan. Kështu është kur promovon “profesionalistët” (lexo vazalët e shkijeve) si “ndryshimin” e shumëkërkuar” ka shkruar Bela.
Thotë se sikur të mos i mjafton krejt kjo përulje, sot Limani kishte kërkuar përkrahjen e BDI-së, parti kjo që e shpërbleu atë me pozitë 12 vjeçare të drejtorit në ELEM edhe pse ai e shau pandërprerë.
“Çfarë po na thonë se gjaku i dëshmorëve po shitet për një post të dhuruar nga Mickovski? Postet janë të përkohshme, tradhëtia e përjetshme. Urime ndryshimi !!”, ka përfunduar Bela.