“Duhet përshëndetur themelimi i komisionit parlamentar për marrëdhënie ndëretnike si kërkesë e Frontit Evropian në këmbim të mbështetjes që kërkonte VMRO-DPMNE për votim të Ligjit për Qeverinë. Me këtë u dëshmua edhe njëherë (madje nga VMRO) se bartëse e legjitimitetit të shqiptarëve është Fronti Evropian dhe jo VLEN. Krijimi i këtij komisioni është një shuplakë edhe ndaj VMRO-së që të zbut diskursin politik ndaj përfaqësuesve të Frontit Evropian të cilët në mënyre maestrale e konvertuan mbështetjen parlamentare me komisionin ad hoc. Kjo dëshmon se Fronti Evropian e ka përvojën dhe diturinë për situata të këtilla ku mbrojtja e interesit shqiptar (pse jo edhe ai i komuniteteve më të vogla) është thelbësore dhe motiv për veprim tutje.
Ju lumte” ka shkruar Valon Vela