Përfaqësues të ndërmarrjeve në Zonën industriale në Vizbeg të Shkupit, pas protestave të shumta sot kanë bllokuar rrugën. Protestës i janë bashkuar edhe qytetarë që banojnë në atë zonë. Protestuesit nuk lejojnë ndërtimin e bazës së asfaltit në këtë rajon, për shkak të ndotjes së madhe që mund ta shkaktoj.