Borrell pas takimit me Gjuriqin: Zbatimi i angazhimeve të dialogut janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin Evropian, Josep Borrel ka thënë se ka pasur një takim të mirë dhe konstruktiv me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq, përcjell Gazeta Express.
Ai theksoi se zbatimi i angazhimeve të dialogut mbetet një element kyç për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Takimi i mirë dhe konstruktiv me ministrin e Jashtëm @markodjuric . Përafrimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe zbatimi i angazhimeve të Dialogut janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE. E falënderova Serbinë për kontributin e saj të çmuar në misionet dhe operacionet tona CSDP”, ka thënë Borrell.
Good & constructive meeting with Foreign Minister @markodjuric.
Alignment w/ the EU common foreign & security policy and implementation of Dialogue commitments are key for Serbia’s EU integration.
I thanked Serbia for its valuable contributions to our CSDP missions & operations. pic.twitter.com/ujnYKMqGZp— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 21, 2024