Një burrë i cili ka kollitur dhe teshtitur në të njëjtën kohë, është dërguar në spital pasi zorra e trashë i ka dalë nga trupi derisa ishte ulur duke ngrënë mëngjes.

63-vjeçari, i cili ndodhej në një restorant në Florida me gruan e tij, ndjeu diçka të “lagët” dhe një dhimbje të fortë. Kur ai ngriti këmishën e tij vuri re disa centimetra të zorrës së trashë që i kishte dalë nga një plagë kirurgjikale.

Burri kishte kryer kohët e fundit një operacion abdominal, por mjekët i thanë se prerja ishte shëruar mirë.

Pas kësaj, është thirrur ambulanca dhe në momentin e mbërritjes, mjekët vunë re një sasi të madhe të zorrëve jashtë trupit të njeriut. Fatmirësisht pati humbje minimale gjaku dhe asnjë dëmtim në organin e ekspozuar. Ai u dërgua në spital dhe kirurgët arritën ta fusin përsëri zorrën e tij në bark. Pas gjashtë ditësh në spital, ai mundi të kthehej në shtëpi dhe thuhet se u shërua pa komplikime, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv