Është sfida që mbyll zyrtarisht sezonin 2023/2024. Mbrëmjen e kësaj të shtune, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund do të kërkojnë të përsërisin fitoren historike, ndaj Juventus, në vitin 1997, në finalen e madhe, të UEFA Champions League, mirëpo ndryshe nga sfida e “Olympiastadion”, në mitikun e “Ëembley” përballë djemve të Edin Terzic do të jenë 14 herë fituesit e këtij kompeticioni, “Galaktikët” e Real Madrid.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Këta të fundit duket të vendosur për t’i shtuar një tjetër trofe këtij sezoni, pas sigurimit të titullit kampion në La Liga dhe mesa duket tekniku Carlo Ancelotti nuk i druhet aspak “Verdhezinjve”, teksa ka vendosur të publikojë formacionin zyrtar të sfidës, thuajse tre orë para nisjes së finales së madhe.

Kështu rreshtimi është ai i zakonshmi 4-3-1-2, ku në portë ashtu siç kishte premtuar tekniku italian është rikthyer Thibaut Courtois. Në krahët e mbrojtjes janë Carvajal e Ferlan Mendy, me qendrën që mbulohet nga Rudiger e kapiteni Nacho. Mesfusha me tre përbëhet nga Valverde, Camavinga e Toni Kroos, ndërsa në sulm janë tre “yjet”, Jude Bellingham, Rodrygo e Vinicius Junior.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com