Shaban Sinani


Është zhvilluar sot ne Durrës mbyllja e aktivitetit për grupmoshat U- 9, U- 11 dhe U- 13 pas përfundimit te ndeshjeve finale.
Ekipet pjesëmarrëse në këtë aktivitet që u shpallën kampion u shpërblyen me Kupa dhe u shpërblyen ata që spikatën më shume në këtë eveniment si lojtari me i mirë, portieri më i mirë dhe golashënuesi më i mirë.

Fituesit në bazë të kategorive
Under 9 ekipi Kampion Fc. Autokton
Under 11 ekipi Kampion Veleshta United
Under 13 ekipi Kampion Ak. Selaci

Organizatori i këtij aktivitet ndërkombëtarë të futbollit për fëmijë “Vllaznimi Cup 2024” Idriz Gashi i kënaqur me rrjedhën e pjesës së parë të turneut deklaroi: “Jam tepër i kënaqur me rrjedhën e kësaj pjesë të Turneut. Falënderoj të gjitha ekipet pjesëmarrëse për cilësinë e dënuar. Turneu ashtu siç dihet vazhdon me pjesën tjetër ku marrin pjesë grup-moshat U-15, U-17 dhe kategoria e vajzave pa kufizim moshe. Edicioni i 19-të mbyllet më 6-të korrik, me ndarjen e çmimeve pë më të mirët”

Pjesëmarrës në mbylljen e aktivitetit ishte përfaqësuesi i FSHF z. Arbër Kalemi si dhe ata që ndihmuan në zhvillimin e këtij aktivitetit z. Fatos Bici partner zyrtar Alubaualeks, z. Andi Zoto Ansi Farma, Muça përfaqësues i Uji Tepelenë, Arton Bajramaj përfaqësues i Syenergy realestate.
Kujtojmë se edhe kësaj radhe ekipet pjesëmarrëse ishin nga të gjitha viset shqiptare. rajoni e jo vetëm