Sot rreth orës 16:30, në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.
Ndërsa rreth orës 17:20, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një persona (këmbësor)”, tha Ahmeti për Express.
“Personat e lënduar të të dyja aksidenteve janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastet po merret njësiti i trafikut”, përfundoi ajo.