Drejtoreshë e re e Drejtorisë së të Ardhurave Publike është Elena Petrova.


Për zgjidhjet e reja kadrovike në këto institucione është vendosur në seancën e sotme të qeverisë.

Petrova ka kryer postin e zëvendësministres plotësuese të Financave në Qeverinë teknike. Ajo është ekonomiste e diplomuar me mbi 25 vite përvojë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ku ka qenë në poste drejtuese, përfshirë edhe atë si udhëheqëse e Drejtorisë së tatimpaguesve të mëdhenj.

Nga Pres shërbimi i qeverisë bëjnë me dije se ajo ka marrë pjesë aktive në disa Këshilla drejtues dhe posedon licenca dhe certifikata, duke përfshirë trajnime dhe bashkëpunime me Bankën Botërore, FMN-në dhe organizata të tjera ndërkombëtare.