Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi sot fuqitë perëndimore se mbështesin atë që cilësonte si planet e Izraelit për zgjerimin e luftës më tej në rajon, tashmë edhe në Liban.


“Izraeli tani i ka vënë syrin Libanit dhe ne shikojmë që fuqitë perëndimore prapa skenës po e nxisin dhe inkurajojnë Izraelin”, tha ai në parlament.

Duke folur për deputetët e aprtisë së tij në pushtet AKP, Erdogan shtonte se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka në plan zgjerimin e konfliktit dhe kjo do të sillte një katastrofë të gjerë.

“Planet e Netanyahu për zgjerimin e luftës në rajon do të çojnë në katastrofë”, tha ai duke iu referuar përshkallëzimit të zjarrit të artilerisë në rajonin kufitar me Libanin, teksa Izraeli thotë se po godet militantë të grupit Hezbollah, të mbështetur nga Irani.

“Planet e Netanyahu për zgjerimin e luftës me miratimin e Perëndimit do të çojnë në katastrofë. Bora islamike dhe vendet mike duhet të reagojnë ndaj kësaj përpjekjeje të përgjakshme por fatkeqësisht shumë po veprojnë sikur kjo të jetë varrosur.”

“Turqia qëndron me popullin vëlla libanez dhe i ftoj vendet e rajonit të qëndrojnë në solidariet me Libanin”, tha më tej Erdogan./AFP/