Prej 7 muajsh, shtetasja Hyrije Çikopano ka humbur gjurmët. 66-vjeçarja është larguar nga banesa e saj më 15 nëntor 2023, por nuk është kthyer më.

Hyrije Çikopano
Raportohet se Hyrije Çikopano kishte shkuar për të blerë ilaçe në farmaci për bashkëshortin e saj, por që nga ai moment familjarët kanë humbur kontaktet me të.

Familjarët nuk kanë asnjë informacion për 66-vjeçaren, e cila vuan edhe nga diabeti.

Ata kanë bërë denoncim në polici, e cila ka nisur kërkimet por ende nuk kanë rënë në gjurmët e 66-vjeçares.