Gazetari Urim Hasipi nga Tetova përmes një statusi në Facebook ka reaguar ashpër ndaj qeveris së re duke theksuar se ndryshimer kolosale erdhën duke larguar Gjuhën shqipe nga press shërbimi qeveritar, ai përveç Mickoskit në statusin e tij ka përmendur Mexhitin dhe Taravarin duke i vënë ato në shënjestër sepse kanë shkelur me dy këmbë përdorimin e domosdoshëm të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare.

Ja statusi i tij i plotë

Ndryshimi erdhi për Taravarin, shërbimi për informim flet vetëm maqedonisht

Ende pa kaluar 72 orë që kur Ministri I Shëndetësisë Arben Taravari u ul në karrigen e këtij dikasteri,ftesa për të ndjekur ngjarje nuk vjen në dy gjuhë.

Ftesa është vetëm në Gjuhën Maqedonase.

Me këtë hap, Mickoski ndjek kryeministrin Mickoski, i cili vendosi që komunikatat që lëshohen për media të jenë vetëm në gjuhën maqedonase.Vetëm një ditë më parë (24 qershor), komunikata e qeverisë ishte në dy gjuhë ku njoftohej për pranim dorëzimin e detyrës.

Por edhe njoftimi tjetër për ngjarjen e kryeministrit është vetëm maqedonisht.

Se çka ka ndodhur brenda natës, këtë unë nuk e di.Ndoshta as opinioni nuk e din.Këtë e dijnë zëvendëskryeministri i ndryshimeve “kolosale”Izet Mexhiti dhe Ministri i Shëndetësisë që në vend se të vizitonte Spitalin e Tetovës që është përmbytur ai zgjodhi të shkarkojë drejtorët.

Tashmë, nga fjalët kalohet në vepra, pra, konkretisht me vepra fjala ndryshim është kuptimplotë…maqedonisht, maqedonisht, maqedonisht….

Për dallim nga Ministria e Ekonomisë, ku në njoftimin për pranimin e detyrës të Ministrit të ri Besar Durimishi, gjuha shqipe është respektuar.

U uroj punë të mbarë gazetarëve që duhet të përkthejnë komunikatat e qeverisë….

Sqarim:Njoftimet në Facebook janë personale dhe jo institucionale. Nëse zëvendëskryeministri publikon diçka në Facebook, kjo nuk është përdorim zyrtar i gjuhës shqipe.

Zëvendëskryeministri përfaqëson institucionin, në këtë rast përfaqëson qeverinë, pra qeveria nuk e re nuk e respekton gjuhën shqipe.

Kaq për sot

(Qëndrime personale dhe jo të redaksive ku unë punoj)

Ai sëbashku me statusin ka bashkangjitur edhe dy fotografi si dëshmi se si Arben Taravari dhe Mickoski nuk kanë respektuar gjuhën Shqipe