Një xhandar është qëlluar me hark në pjesën e qafës nga një qytetar serb, teksa ishte në shërbimin e sigurisë në ambasadën e Izraelit në Dedinje të Beogradit.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe identiteti i autorit ende nuk dihet. Mësohet se ai ka qëlluar me hark një prej pjesëtarve të Xhandarmërisë duke e goditur në qafë.

Ky i fundit përdori armën e shërbimit për vetëmbrojtje duke qëlluar autorit, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Polici Millosh Jevremoviç, 34-vjeç, është transportuar në spital në gjendje të vetëdijshme, ku do të kryhet operacioni për heqjen e shigjetës nga qafa.

Xhandari i plagosur në spital

Mjeku i Qendrës Emergjente ka deklaruar se pacienti është në rrezik jeta dhe operacioni është në zhvillim e sipër.

“Mos nxjerrja e shigjetës i shpëtoi jetën”

“Mjekët thonë se mund t’i ketë shpëtuar jetën që nuk e ka nxjerrë shigjetën, ka arritur të mbrohet në këtë gjendje, ka qëlluar sulmuesin, menduam se sulmuesi do të mbijetonte për të mësuar më shumë. Ai kishte edhe një thikë. Përfundimi është se bëhet fjalë për një sulm terrorist ku janë përfshirë persona të lidhur me lëvizjen vehabiste”, tha ministri Daçiç, i cili vizitoi xhandarin e plagosur në spital.