QKM Tetovë njofton se në numrin e vetëm për emergjenca 112 në QKM është raportuar për një aksident trafiku, në të cilin automjeti ka goditur një ari – mëngjesin e sotëm në ora 05:37.
Në mjetin e pasagjerëve nuk ka pasur të lënduar, ndërsa ariu ka ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Gostivar-Ohër, në afërsi të gurores së dytë. Në vendin e aksidentit ndodhen të pranishëm zyrtarë policorë nga DPB Gostivar dhe po bëjnë hetime.

Për largimin e ariut të ngordhur nga rruga kryesore janë njoftuar edhe Parku Nacional i Mavrovës dhe TPPE Gostivar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume