Ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në “Facebook” ka komentuar skandalin e fundit me heqjen dhe përjashtimin e shqiptarëve nga udhëheqësia e Agjencisë së Intelegjecës, raporton indeks.mk


Duke shpërndarë reagimin e BDI-së për këtë skandal, Grubi ka thënë se një ditë nuk kalon pa sëpaku një skandal të përmasave të mëdha që zhbëjnë arritje 20 vjeçare dhe kthejnë në gjendje vazaliteti, shërbëtori, puthadori, pakurrizori.

Ndryshe, është hera e parë nga viti 2001 që në Agjencinë e Intelegjencës nuk ka udhëheqës, drejtor ose zv.drejtor shqiptarë. Mandatin e fundit para se të shkarkohet nga Siljanovska drejtor ka qenë Erolld Musliu.

Për emrimin e Jakovlevas dhe Stojanovskas opinion u njoftua dje përmes mediave.