Sami Abu Zuhri thotë se grupi palestinez është i pakënaqur me thirrjet e Uashingtonit dhe Perëndimit që ai të pranojë propozimin e Bidenit për Gazën “sikur është Hamasi ai që po pengon marrëveshjen”.

Duke cituar media të lidhura me Hamasin, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se Abu Zuhri tha se Izraeli nuk është serioz për arritjen e një marrëveshjeje në Gaza dhe se është ende duke manovruar nën mbulesën e ShBA-së, raporton Aljazeera, transmeton Klan Kosova.