Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz thotë se një vendim për të njohur një shtet palestinez u parandalua në takimin e djeshëm të BE-së përmes “përpjekjeve dhe bashkëpunimit të përbashkët, [dhe] me mbështetjen e miqve tanë në BE”.

“Shpallja e një shteti palestinez pas masakrës së 7 tetorit është një shpërblim për Iranin dhe Hamasin dhe dëshmi se vrasja, përdhunimi, përdhosja e trupave dhe djegia e foshnjave shpërblehen”, shkroi Katz në X.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për t’i siguruar Izraelit një ‘kupolë të hekurt diplomatik’ derisa të lirohen të gjithë pengjet dhe Hamasi të çrrënjoset.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume