Një sulm ajror izraelit në një shkollë të siguruar nga OKB-ja në Gaza për qindra persona të zhvendosur nga lufta, ka vrarë të pakën 27 persona. Ndërkohë, ushtria izraelite tha se sulmin në këtë shkollë e kreu pasi strehonte komponentë të Hamasit.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit deklaruan se avionët kishin kryer një sulm të saktë në një kompleks të Hamasit të ngulitur brenda një strehe në zonën e Nuseirat. Më tej, ushtria izraelite pretendoi se kishte ndërmarrë hapa përpara sulmit ajror për të ulur rrezikun e dëmtimit të civilëve të papërfshirë.

Gazetarët raportuan për BBC se ka qenë një avion luftarak izraelit që ka qëlluar 2 raketa në hyrjet në katin e fundit të shkollës për kampin e regjuatëve Nuseirat. Ndërkohë, zyra e shtypit e Hamasit ka akuzuar Izraelin se ka kryer një masakër të tmerrshme.

Ismail al-Thawabta, drejtor i zyrës së shtypit të Hamasit, hodhi poshtë pretendimet e Izraelit se shkolla e OKB-së kishte fshehur një komponentë të Hamasit. Më herët, ushtria izraelite tha se kishte marrë nën kontroll operacional mbi zonat lindore të kampit të refugjatëve Bureij dhe qytetin Deir al-Balah në Gazën qendrore, pasi dhjetëra palestinezë u raportuan të vrarë.

Në deklaratën e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit thuhet se kanë vrarë “terroristët” e Hamasit dhe Xhihadit Islamik që morën pjesë në sulmin e 7 Tetorit në jug të Izraelit, kur rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng. Nga ana tjetër, të paktën 36 mijë e 580 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com