Nga burime të ndryshme merret vesh se për qeverinë e re mandatari Micko ka ndarë vetëm katër ministri për VLEN-in, si partnerë të rinj të koalicionit.
Makutëria e vlenistëve para fillimit të bisedimeve ishin shumë më të mëdha sesa ato që po marrin, pasi despoti i ri në pallatin e bardhë ka vendosur të ketë vetëm katër ministra nga VLEN-i në qeverinë e tij të koalicionit.


Dhe kjo ofertë nga mandatari Micko duket se është një lloj shantazhi ndaj VLEN-it, duke i lënë të kuptojnë me këtë ofertë që thotë : Merre ose lëre, pasi të tjerë kandidatë presin në radhë për t’u bërë pjesë e ekipit të tij qeverisës.

Pra, vlenistët nuk kanë zgjidhje tjetër ose të pranojnë ato kocka që i ka shpërndarë Micko ose dera është e hapur!
Kjo ofertë është e turpshme jo vetëm për VLEN-in por edhe për gjithë shqiptarët sesi kryekomiti Micko tallet me shqiptarët duke ndarë ato pak llokma të pushtetit nën presionin merre ose lëre!
Në qeverinë e koalicionit vlenistët do të jenë kukulla në duar të despotit të ri Micko ku nuk do mund të sjellin asçfarë ndryshimi në të ardhmen për qytetarët ashtu siç premtuan ata gjatë fushatës zgjedhore.

Me apo pa VLEN-in në qeverinë e re kryekomiti Micko i ka numrat, ndaj nuk merakoset fare për kërkesat minimale të vlenistëve për përfshirjen e programit të tyre në qeverinë e koalicionit, sepse programin qeverisës ai ka bërë tashme dhe do ta zbatoj sipas orekseve të tij dhe jo sipas dëshirave të ndrojtura të VLEN-it që për të nuk vlejnë pesë pare.

Zhgënjimi i qytetarëve tashmë duket që në start, pasi ndryshimi nuk ka gjasa për të ndodhur me një premier despotik si Micko, që nuk jep shpresa për ndryshimet kushtetuese aq më tepër për ta fshirë nenin famëkeq në të cilin duket se do të qëndrojë i paprekur të paktën edhe për një dekadë aty shëndoshë e mirë si përdhosja e identitetit shqiptar me 20%!

Ja pra, ky ishte premtimi për NDYSHIM që me sa duket është mbuluar tashmë me një vello të zezë nga komitët para se të krijohej qeveria e re. Medai Shaholli