Shtëpia mbahet me miq!-kështu e kanë filluar urimin klubi nga Kosova K.F Arbanasi për Vëllazërimin e Sllatinës pas shpalljes kampion të këtyre të fundit informon Tetovasot.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Miqësia e këtyre dy klubeve është e hershme dhe asaj i parapriu edhe një ndeshje miqësore para pak muajsh në Kosovë.

Në urimin e tyre për Vëllazërimin e Sllatinës thuhet:

Një nga klubet mike të familjes tonë, është K.F Vëllazërimi nga Sllatina e Tetovës, të cilët këtë edicion u shpallën fitues të ligës.

I urojmë miqve tanë titullin e kampionit. I dëshirojmë shëndet dhe paraqitje të bukura sportive.

Trajnerëve, lojtarëve, personelit dhe gjithë strukturës së K.F. Vëllazërimi – Sllatinë i përcjellim urimet më të përzemërta për këtë sukses të radhës përveq të tjerave që përveq fitoreve, klubi juaj ka arritur të jep edhe mesazhin e vlerave sportive si ekip, i cili imazh normalisht vjen nga puna brilante e trajnerëve dhe organizimit në përgjithësi.

Jemi krenar për sukseset tuaja.
Me zemër dhe mendje jemi në festën tuaj!

Përzemërsisht;
K.F Arbanasi – Prizren

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com