Në Kenia kanë shpërthyer protestat, ndërsa demonstruesit i kanë vënë flakën parlamentit pas miratimit të një projektligji të diskutueshëm të taksave.

Gjithçka nisi sot kur mijëra njerëz dolën në rrugë në të gjithë vendin për të protestuar kundër rritjes së planifikuar të taksave. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në kryeqytetin Nairobi dhe qytete të tjera anembanë vendit.

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e presidentit William Ruto.