Pas emrimit të Besar Durmishit në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, në Këshillin Komunal të Tetovës kanë pësuar ndryshime.


Sipas një dokumenti zyrtar të bërë publik në rrjetet sociale, zbulohet se Kasami i ka falur VMRO-së kryetarin e këshillit Komunal, raporton indeks.mk

Por kjo nuk është pozita e vetme që VMRO ka në Komën e Tetovës sepse veçmë dihet se kjo parti ka marrë disa pozita udhëheqëse në Komunë nga momenti kur mandatin e morri kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Kjo edhe njëherë nxjer zbuluar marrëveshjen VMRO-BESA në nivel lokal dhe dëshmon se ishte pikërisht VMRO-ja dhe votat e kësaj partie shkaktari që Kasami të fitojë zgjedhjet lokale dhe ato për këshilltarë.

Kujtojmë, pozitën e kryetarit të Këshillit para se ta merr Ratko Davidkov nga VMRO e ka pasur Besar Durmishi.