Klubi i Futbollit Vëllazërimi nga Sllatina përmes kryetarit Nazim Limani i ka ndarë një mirënjohje portalit Tetovasot në shenjë respekti për prezantimin e vazhdueshëm që ka ndikuar në imazhin dhe rezultatet e shkëlqyera gjatë garimit këtë sezon.

Limani thotë se mediat luajnë një rol shumë thelbësorë për afirmimin e sportit në përgjithësi dhe janën ata që me prezantimin e tyre japin një stimul për rezultate edhe më të mira.

Vëllazërimi u shpall kampion në Ligën Komunale dhe prej sezonit tjetër do jetë pjesë e Ligës së Tretë Perëndim.