Kombëtarja shqiptare vjen në Tiranë pas eliminimit nga Euro2024, trajneri Silvinjo: Ishte eksperiencë e mrekullueshme

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka mbërritur në Tiranë pas eliminimit nga Euro2024.
Në një prononcim për mediat, nga aeroporti Nënë Tereza në Rinas, trajneri Silvinjo është e ka përshkruar si eksperiencë të mrekullueshme pjesëmarrjen e skuadrës shqiptare në kompeticionin europian të futbollit që po zhvillohet në Berlin.
“Ishte një eksperiencë e mirë për të gjithë, ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët, federatën. Shumë njerëz që na mbështeten, ishte eksperiencë e mrekullueshme”, tha Silvinjo.
Ndër të tjera, Silvinjo tha: “Të luash kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës ishte një gjë e madhe. Për mua dhe lojtarët ishte një eksperiencë e paharrueshme. Lojtarët duhet të kuptojnë që kanë bërë diçka të madhe.
Kemi një rrugë të gjatë për të bërë, jam krenar për çdo lojtar. Ke lojtar të rinj dhe e ardhmja është e bukur. Këto lojtar do ta përfaqësojnë shumë mirë Kombëtaren.
Jam pjesë e projektit. Jam shumë i kënaqur në këtë 1 vit e gjysmë që kam punuar. Falenderoj edhe njëherë të gjithë tifozët që na kanë mbështetur.”
Kujtojmë se Shqipëria u eliminua mbrëmjen e djeshme në ndeshjen vendimtare me Spanjën, pas një rezultati 0-1 për iberikët.
Shqipëria arriti të siguronte një pikë në barazimin me Kroacinë, ndërsa në ndeshjen që luajti me Italinë më 15 qershor, humbi me rezultatin 2-1.