në Ballkan pas viteve 90’ që ngeli i pacenueshëm në teritor, në tokë dhe në kufi.
Kjo nuk ka ndodhur rastësisht, kjo ka ndodhur në rend të parë me kompromisin madhor të shqiptarëve, por kompromisi madhor i shqiptarëve është bërë me një kusht Maqedonia të bëjë çka të bëjë fundin-finalen ta ketë në NATO dhe Bashkimin Europian. Përndryshe ato që i thanë parafolësit e mi, janë dokumente nuk janë shaka. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë referendumin për autonomi politike teritoriale. Shqiptarët e Maqedonisë kanë patur kërkesa në tavolinë për parlament dy-dhomësh, për ndryshime kushtetuese konstitucionale, por Ne këto kompromise që nga viti ’90, më pastaj në vitin 2001 e më pastaj në vitin 2016, unë kam patur jo fatin por rastësisnë që të jem pjesëmarrës në këto tavolina, ku shqiptarët ne këto kompromise i këmi bërë se na është garantuar se Maqedonia do të jetë në NATO dhe Bashkimin Europian. Realiteti flet ndryshe, mashtrimi është i përkohshëm.
E keni dëgjuar momentin kryesor që e përmendin të tjerët se nuk kemi shkuar Ne në vitin 2017 me ata, se thuajnë vetëm për BDI por nuk kam shkuar edhe unë sado pak 2 deputet nuk ishin pak.
Ja spjegimi Ne nuk kemi ardhur atëherë me Ju dhe kurrë nuk do të vijmë përshkak se Ju atëherë me të dy këmbët e shkelët rrugën drejt NATO-s për Maqedoninë dhe nuk pranojmë asnjë kompromis në këtë drejtim, kjo është arsyeja nuk ka aryse tjera. Ata po mundohen të vendosin një paralele të atëhershme dhe të tanishme, a mund të na tregojë përse nuk dëshiron me ne tani, përshkak se ne jemi forca politike më e madhe e Shqiptarëve, e në kuadër të forcës tonë politike bëjnë pjesë edhe pakicat etnike tjera bosnjak, turq, rom dhe të tjerë, të cilët i kanë vuajtur shkeljet e të drejtave etnike por ne kemi mirëkuptim kapaciteti i tyre kuantitativ për luftë rezistencë në mbrojtje të këtyre të drejtave ka qenë më i kufizuar dhe kjo është arsyeja që i kemi marr me Frontin Europian që të jemi më të fuqishëm, nuk ka aryse tjetër”, theksoi kryetari Thaçi.
Të bashkangjiur Ju dërgojmë tekstin dhe foto nga mbledhja e orgnaneve partiake për miratimin dhe nënshkrimin e Deklaratës Politike.