Presidenti francez Emmanuel Macron ka vendosur të shpërndajë Asamblenë Kombëtare, duke shpallur zgjedhje të parakohshme brenda disa javësh, për shkak të rezultateve të dobëta të partisë së tij në votimin e Parlamentit Evropian.
Raundi i parë i zgjedhjeve për Asamblenë Kombëtare do të mbahet më 30 qershor dhe i dyti më 7 korrik, njoftoi Macron në fjalimin e tij drejtuar kombit.
Pas një humbjeje të rëndë zgjedhore nga Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, Macron tha se rezultati nuk ishte “një rezultat i mirë për partitë që mbrojnë Evropën”.
Fronti Kombëtar i Le Pen fitoi rreth 32 për qind të votave në zgjedhjet e sotme për Parlamentin Evropian, dhjetë më shumë se në zgjedhjet e mëparshme evropiane në 2019 dhe 17 për qind më shumë se partia e Macron. Socialistët fituan 14 për qind të votave.