MALLIAS NJË DIPLOMAT PROVOKATIVË DHE I PËSHTIRË
Nga Arben Llalla
Aleksandër Mallias është një diplomat i Greqisë i cili ka shërbyer si ambasador i Athinës dikur në Tiranë. Si oficer i zbulim dhe kundërzbulimit diplomatik ai nuk i shkëputi lidhjet me organizatat greke ekstremiste që kanë si qëllim greqizimin e jugut të Shqipërisë. Mallias prej shumë vitesh nuk është marë asnjëherë me problemet e pakicës greke në Gjinokastër, Delvinë apo Sarandë, por ai gjithnjë ka vizituar Himarën duke provokusr herë pas here Shqipërinë dhe shqiptarët. Aleksandër Mallias si diplomat karriere që është ka mbështetur prej 20 vitesh ekstremistët grekë në Himarë si Fredi Belerin, Vasil Bollanon, Mondi Kolila, Pirro Dhimën, Nikolas Kolila, Pandeli Kokaveshin, Lefter Priftin, etj. Njerëz që njihen si ekstremistë dhe mbështetës të organizatave terroriste dhe naziste si Agimi i Artë, Sfeva, Legjionet e Shenjta 2012, Pasiva, etj.
Në takimin e fundit me himariotasit dhe grekët në Athinë Mallias bëri thirrje që grekët të votojnë në 9 Qershor në zgjedhjet për eurodeputet Fredi Belerin dhe Pirro Dhimën. Parrulla e Mallias gjatë mbylljes së fjalës së tij ishte sa raciste dhe provokative për Shqipërinë, ajo fjali binte era barut, era luftë për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Një fjalim që në gjuhën diplomatike quhet Futje hundët në punët e brendëshme të Shqipërisë. Në raste të tilla i çohet note proteste Greqisë sepse bëhet fjalë për personalitet të lartë të diplomacisë greke që në vend të nxisë miqësinl dhe dashurinë midis fqinjëve, midis dy popujve grekë dhe shqiptar, ai po nxit urrejtje, luftë.
Por çfarë tha Aleksandër Mallias?
“Brenda një jave, me votën tonë, do t’i dërgojmë dy himariotasit në në zemër të Europës demokratike.
Ne votojmë për demokracinë,
Ne votojmë për Europën,
Ne votojmë për rivendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri,
Ne votojmë për greqizimin e Vorio Epirit
Ne votojmë Himarën,
Ne votojmë Fredi Beleri dhe Pirro Dhima.
(Në foto Beleri, Micotaqi dhe Mallias)
https://www.himara.gr/apopseis/32300-frentis-beleris-pyrros-dimas-ta-kastra-tis-xeimarras-stin-evrovouli