Kylian Mbappe nga sonte mund të quhet edhe zyrtarisht si lojtar i Real Madridit.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sulmuesi francez i është bashkuar klubin spanjoll si agjent i lirë, derisa ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me “Los Blancos”,

Pas zyrtarizimit të Real Madridit, menjëherë ka reaguar edhe Kylian Mbappe, i cili ka thënë se kjo është një ëndërr e bërë realitet.

“Një ëndërr e bërë realitet. Shumë i lumtur dhe krenar që po i bashkohem klubit tim të zemrës. Askush nuk e di se si po ndjehem tani. Mezi pres t’i shoh tifozët e Real Madridit, dhe i falënderoj për mbështetjen”, shkruajti ai në një postim në “Instagram”.

Mbappe do të prezantohet në Real Madrid pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “EURO 2024”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com