Fitim Krasniqi, menaxheri i poligonit të armëve Patriot në Gjakovë

Fitim Krasniqi, menaxheri i poligonit të armëve “Patriot” në Gjakovë,  ka folur për vjedhjen që u është bërë dje nga persona të maskuar.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka theksuar se ata i kanë të dhënat e sakta dhe se rreth 86 armë janë vjedhur.

“Kemi mundur t’i vërtetojmë armët që janë vjedhur, lloji i armëve kryesisht është pistoleta, katër armë të gjata dhe armë automatike”.

“Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet që në vjedhje të jenë të përfshirë tre apo katër persona”, ka thënë Krasniqi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com