Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Jerusalem, duke kërkuar zgjedhje të menjëhershme dhe përfundimin e luftës në Gaza. Policia izraelite tha se nëntë protestues u arrestuan.


Shumë izraelitë, të shqetësuar për pengjet ende të mbajtura në Gaza dhe luftën, akuzojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu se i vë interesat politike përpara çdo gjëje tjetër, shkruan Euroneës, transmeton Klankosova.tv

Ata akuzojnë qeverinë se ka humbur kontrollin e luftës 8-mujore dhe kërkojnë një marrëveshje për ndalimin e luftimeve dhe kthimin e pengjeve.

Netanyahu mohon akuzat dhe thotë se ka në mendje interesat më të mira të vendit.