Mirlind Daku ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, rreth ngjarjeve të fundit, që përfshinin edhe emrin e tij.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

sulmuesi kosovar ka kërkuar falje rreth sharjeve që ka bërë pas ndeshjes Kroaci – Shqipëri, duke theksuar se ka qenë nën afekt të ndeshjes.

“Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar”, thuhet në postimin e Dakut.

Ndaj fyerjeve të Mirlind Dakut reaguan sot gjatë ditës Federatat e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com