Një 34-vjeçar është ndaluar në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, më 3 qershor, pasi dyshohet se e ka sulmuar hyrjen e Ambasadës së Izraelit me koktej molotovi.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Për pasojë është thënë të ketë shpërthyer një zjarr i vogël, dhe nuk është raportuar për dëme.

I dyshuari është ndaluar nga zyrtarë kundërterrorizmit.

Ka raportime se ai ka tentuar të djegë veten para ambasadës.

Ambasada e Izraelit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se i dyshuari besohet se është me origjinë siriane.

Disa burime të afërta me hetimet kanë thënë se burri i dyshuar nuk është deklaruar si pro-palestinez, dhe besohet se arsyet për këtë akt kanë qenë personale, sikurse refuzimi i aplikimit për vizë në Izrael./REL

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com