Në moshën 26-vjeçare, sot në mëngjes në Budva ndërroi jetë Matija Sharkiç, portieri i kombëtares së Malit të Zi.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sipas informacioneve nga mediat e rajonit, Sharkiç u ndje keq në banesën ku qëndronte, pas së cilës ka vdekur.

Miqtë e tij thirrën urgjencën rreth orës 6:30 të mëngjesit.

Aktualisht, në vendngjarje janë policia dhe organet kompetente që po hetojnë të gjitha rrethanat e kësaj tragjedie, por informacionet e para tregojnë se bëhet fjalë për vdekje natyrale, shkruajnë mediat në Mal të Zi.

Sharkiç vetëm dhjetë ditë më parë kishte mahnitur publikun në Mal të Zi me pritjen e tij të shkëlqyer në ndeshjen kundër Belgjikës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com