Në këto ditë të nxehta ku temperaturat kanë arritur rekordin bashkë me pluhurin afrikan, në Strimnicë të komunës së Zhelinës nuk ka ujë për pije. Qindra qytetarë janë detyruar që të furnizohen me ujë nga lumi vardar për ti ikur vdekjes nga etja për ujë të pijshëm. “Më mirë ujë nga lumi se sa pa ujë fare” kështu shprehet një qytetar i Strimnicës duke theksuar se këtë ujë do ta vlojë për të zhdukur baketieret vetëm e e vetëm që të lahet dhe të pijë.


“As për Bajram nuk kemi pasur ujë dhe ende skemi, kjo ndodh çdo herë për festa, siç thonë komuna nuk e ka paguar rrymën dhe ia ndalin për mos pagesë. ndërsa ata thonë se është djegur idrofori deri sa të vije të rregullohet” thotë një tjetër qytetarë i revoltuar pasi 5 ditë ka që nuk ka ujë në Strimnicë të Zhelinës.

Nga ana tjetër komuna e Zhelinës nuk sqaron arsyen e mos pasjes së ujit për pije në Strimnicë, por jozyrtarisht thonë se është djegur një idrofor dhe deri sa të arrijë do duhet kohë.

Ndryshe sot bëhen 5 ditë pa ujë për pije dhe mund të vazhdojë edhe disa ditë tjera.

Vlen të thekësohet se disa herë komunës së Zhelinës, EVN ia shkyq rrymën në idrofërt e ujit për shkak mospagesës së borxhit të rrymës.