Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, “Fronti Europian” nesër, (e premte) organizon Akademi Solemne në Teatrin Shqiptarë në Shkup.

Për organizimin e kësaj Akandemije kanë njoftuar nga “Fronti Europian”.

Ngjarja zyrtarisht do të fillojë nga ora 14:00.

Nga Fronti për këtë ngjarje kanë ftuar edhe mediat.

“Fronti Europian ka nderin të ju ftojë në Akademinë Solemne me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës e cila do të mbahet ditën e premte, më 14 qershor 2024, me fillim në ora 14:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup”, thuhet në njoftim.