Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi – dëshmitarja rrëfen ngjarjen (VIDEO)

Dy britanikë shikonin të tmerruar teksa një “balonë gjigante” e mbushur me turistë u përplas në formacionet e famshme shkëmbore të Turqisë – pas një fryrje ere të frikshme.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Rebecca Horsfall, 31 vjeçe, filmoi momentin tronditës kur balona me 20 turistë dhe dy pilotë u përplas në shkëmbinjtë e zonës Love Valley në Cappadocia, Turqi, rreth orës 6 të mëngjesit të së shtunës.
“Papritmas njerëzit po bërtisnin dhe po vraponin në skaj të luginës”, tha për MailOnline zonja Horsfall, e cila shkoi në një vend me partnerin e saj Kieran McDonnell, 30 vjeç, për të bërë fotografi për mediat sociale.