Më datë 29.06.2024 në ora 03:27 në policinë e Tetovës është raportuar se në rrugën “Ilindenska” në Tetovë është cenuar rendi dhe qetësia publike nga një sulm fizik i kryer nga një person me send metalik mbi A.R. (30) nga Tetova. Ai ka pësuar lëndime dhe është transportuar për ndihmë në Spitalin klinik të Tetovës. Po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.TS