Në grupin E të Europianit, katër skuadrat e grupit përfunduan fazën me pikë të njëjta, nga katër.

Rumania, Belgjika dhe Sllovakia janë skuadrat që u kualifikuan në 1/8 e finales në Euro 2024.

Përkundër që mblodhi plot katër pikë, Ukraina u eliminua si e fundit për shkak të goldallimit.

Për herë të parë në historinë e Kampionatit Evropian të UEFA-s, të katër skuadrat brenda një grupi kanë përfunduar me të njëjtat pikë.

Ukraina është skuadra e parë që përfundon në fund të një grupi duke fituar deri në katër pikë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume